Ne kohen kur interneti ne shtepi ishte luks dhe ne nje qender interneti pagesa per nje ore ishte sa gjithe shpenzimet e mia javore, kam filluar te mesoj se si mund te krijoj nje faqe interneti. Qe nga ajo kohe, nuk kam reshtur se kerkuari dhe studiuari ne kete fushe. Ne vitin 2003 kam filluar Universitetin Politeknik te Tiranes ne degen Teknologji e Informacionit. Ne vitin 2011 kam mbaruar masterin e shkencave ne Inxhinjeri Informatike ne Univerisitetin Politeknik te Tiranes. Gjate viteve 2006-2008 kam punuar ne Bashkine e Tiranes si specialist ne drejtorine e Teknologjise se Informacionit ku detyra kryesore ishte krijimi dhe mirembajtja e aplikacioneve web. Nga viti 2008-2010 kam punuar Pergjegjes i Sektorit te Asistences Informatike dhe me pas Pergjegjes i Infrastruktures TIK ne Bashkine e Tiranes. Detyra kryesore eshte manaxhimi i serverave si web, mail, db dhe domain.(perditesim prill 2012) Tani me sefundi kam kam krijuar studion Faqe Interneti, i regjistruar si person fizik me NIPT/NUIS L21519006M. Gjate gjithe kesaj kohe kam ndertuar shume aplikime web si dhe kam fituar eksperience ne ndertimin e faqeve te interntit dinamike, dyqaneve online, prezantim biznesesh etj. Cdo dite lexoj dhe studioj teknika te reja dhe te pa numerta qe ofron komuniteti i zhvilluesve te WWW. Aftesite e mia te permbledhura shkurtimisht jane: html 4, html 5, css 2, css3, jquery, php, mysql. Joomal eshte platforma qe perdor per ndertimin e CMS (Content Mangement System). Persa i perket Design-it punoj me Adobe Firewoks, Photoshop dhe Ilustrator. Se fundi, do t'ju falenderoja qe me lexuat deri ne fund dhe ju sugjeroj te lexoni Blog-un per t'u informuar me te rejat.